”Anglia ishte e etur ta shkatërronte Bullgarinë për shkak të tifozëve”

Lojtarët e Anglisë donin të shkatërronin Bullgarinë për t'i bërë tifozët e tyre "të vuajnë" për abuzimin e tyre racist, tha mesfushori Jordan Henderson.

Sport

16/10/2019 09:56

Ndeshja kualifikuese e së hënës për Euro 2020 në Sofje u ndërpre dy herë pasi tifozët vendas u paralajmëruan për sjellje raciste përfshirë përshëndetjet naziste dhe brohoritjet e majmunëve.

Anglia ishte në epërsi 3-0 pas ndaljes së dytë në minutën e 43-të dhe më pas shënoi edhe tre herë të tjera në fitoren 6-0, transmeton lajmi.net.

“Ishte e pështirë”, tha Henderson për abuzimet me të cilat përballeshin shokët e tij, përcjell lajmi.net.

“Nuk duhet të ndodhë dhe diçka duhet të bëhet në lidhje me të, por unë mendova se nëse unë isha i inatosur jam i sigurt që ata ishin të zemëruar gjithashtu”.

“Ne e lamë futbollin të flasë. Mesazhi në dhomën e zhveshjes në gjysmë të pjesës së parë ishte që ne të donim të dilnim në gjysmën e dytë dhe t’i bëjmë ata të vuanin dhe të bënin skuadrën e tyre të vuanin në fushë dhe unë mendoj se e bëmë atë”, deklaroi 29-vjeçari. /Lajmi.net/