Angli: Shkon në 20 numri i viktimave nga aksidenti i aeroplanit me vetura (Video)
Numri i viktimave të aeroplanit A27 i cili u përplas me veturat në autostradë ka shkuar në 20.

Bota
Policia ka konfirmuar vdekjen e 20 personave deri më tani, ndërsa kanë thënë se po marrin shumë telefonata nga të afërm të viktimave të cilët po përpiqen të marrin informacione për fatin e tyre.
Në raportimet e medieve angleze është bërë e ditur se në mesin e viktimave ishin edhe dy futbollistë dhe një trajner.
Aeroplani që ishte duke bërë një shfaqje në rajonin e Sussex-it në Angli, pasi kishte humbur kontrollin ra në autostradë dhe u përplas me veturat. (lajmi.net)
