Angelina rrezikon të vdesë
Angelina Jolie po kalon nëpër momentet më të vështira të jetës. Aktorja amerikane është dobësuar shumë dhe vazhdon të dobësohet, që nga operimi i dyfishtë që e pati, për ta parandaluar shfaqjen e kancerit në gjoks. Revista amerikane ‘OK Magazine’ e ka bërë një shkrim për gjendjen dramatike të Jolie. “Angelina Jolie ndodhet në gjendje…

ShowBiz
Angelina Jolie po kalon nëpër momentet më të vështira të jetës. Aktorja amerikane është dobësuar shumë dhe vazhdon të dobësohet, që nga operimi i dyfishtë që e pati, për ta parandaluar shfaqjen e kancerit në gjoks. Revista amerikane ‘OK Magazine’ e ka bërë një shkrim për gjendjen dramatike të Jolie.
“Angelina Jolie ndodhet në gjendje shëndetësore tragjike. Pas ndërhyrjes kirurgjike, ajo ka marrë mjekime dhe një sërë seancash të tjera. Duket se mjekimet nuk shërbyen për gjë, pasi sa vjen dhe ajo po rëndohet”, shkruan kjo revistë.
Bashkëshorti i saj, Brad Pitt është po ashtu në gjendje të rëndë emocionale, për shkak të momenteve të vështira të jetës që po kalon Angelina. Kjo e fundit nuk fle si duhet.
“Ajo e rrezikon vdekjen, është drejt fundit të jetës”, përfundon ‘OK Magazine’.