Angelina Jolie me Netflix film për vendlindjen e djalit të saj

Angelina Jolie ka shkruar skenarin dhe do të drejtojë filmin për Kamboxhian, ku do marrë pjesë edhe djali i saj Maddox i adaptuar nga atje.

ShowBiz

24/07/2015 17:03

Fituesja e çmimit Oscar do të jetë regjisore, producente dhe bashkë-skenariste e një filmi të bazuar në  një libër me kujtime nga një autor nga Kamboxhia, Loung Ung “Së pari e vranë babanë tim: Kujton një vajzë kamboxhiane”.

“Isha thellësisht e prekur nga libri i Loung’ut”, ka thënë Angelina në një deklaratë për projektin, të cilin e ka përshkruar si një portretizim të pa trembur të luftës përmes syve të një fëmije.

“Më ka thelluar përgjithmonë të kuptuarit e mënyrës se si fëmijët e përjetojnë luftën dhe janë të prekur nga kujtesa emocionale e saj. Dhe kjo, më ka ndihmuar që të afrohem më shumë me Kamboxhian, atdheun e djalit tim”, ka shpjeguar ajo.

Është thënë se djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox 13 vjeçar, i cili është i lindur në Kamboxhia, do të jetë i përfshirë në film.

Ajo ka shtuar se: “Është një ëndërr e bërë realitet që do ta kem mundësinë që ta adoptoj këtë libër në film, dhe jam e nderuar që do të punoj së bashku me Loung dhe producentin e filmave Rithhy Panh’.

Projekti i cili do të lansohet në gjuhën kamboxhiane dhe atë angleze, do të sjellë storien e autorit dhe aktivistit të të drejtave të njeriut , mbi mbijetesën e regjimit vdekjeprurës kamboxhian gjatë viteve të 70-ta./KlanKosova