Angelina Jolie me film etiopian

Viteve të fundit, Angelina Jolie i është dedikuar kinemasë me një rol ndryshe nga ai i zakonshmi, përkatësisht duke e marrë rolin e regjisores. Në vitin 2011, ajo e ka drejtuar filmin ‘In the Land of Blood and Honey’, i cili kishte për tematikë luftën në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa për momentin është e angazhuar…

ShowBiz

18/01/2014 01:05

Viteve të fundit, Angelina Jolie i është dedikuar kinemasë me një rol ndryshe nga ai i zakonshmi, përkatësisht duke e marrë rolin e regjisores. Në vitin 2011, ajo e ka drejtuar filmin ‘In the Land of Blood and Honey’, i cili kishte për tematikë luftën në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa për momentin është e angazhuar tek ‘Unbroken’, një film që flet për një kontrabandist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Tash, uebfaqja Deadline ka bërë më dije se ylli hollivudian është edhe zyrtarisht procente e ‘Difret’. “Ky film sinjalizon një moment të rëndësishëm për artin në Etiopi”, ka thënë Jolie. “Është shumë frymëzuese ta shohësh se një histori aq e rëndësishme është shprehur aq gjallërisht dhe me aq kreativitet”, vazhdoi ajo.

Zeresenay Berhane Mehari është regjisor i filmit, i cili do të prezantohet më 18 janar në Sundance Film Festival dhe në World Cinema Dramatic Competition. “Filmi është një inspirim për kulturën e pasur etiopiane”, ka vazhduar gruaja e Brad Pitt.

– “Është një histori që shfaq shpresë për të ardhmen e Etiopisë dhe për të gjitha kombet ku vajzat rriten pa mbështetjen ligjore, që ua mbron trupin e tyre”, vazhdoi ajo. Festivali i filmit, që do të mbahet në Park City, Utah, do të mbyllet më datën 26 janar të këtij muaji.