Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Angelina Jolie është parë për herë të parë pas shumë muajsh e maskuar në qytet

23:41 | 2 Korrik 2020

Angelina Jolie është parë duke bërë blerje bashkë me vajzën Vivienne, 11 vjeçe.

Ishte hera e parë që aktorja ishte parë që nga mesi i muajit mars, pasi ajo dhe 11-vjeçarja mbanin maska ​​për të mbrojtur veten ndërsa po bënin blerje në Los Angeles, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Kjo erdhi një ditë pasi ish-partneri i saj, Brad Pitt ishte parë duke u larguar me shpejtësi nga shtëpia e saj me motoçikletën e tij.

Aktorja, 45 vjeçe, është parë e veshur me një fustan të gjatë të bardhë dhe këpucë kafe, të kombinuara me një çantë të zezë.

Përveç maskës së saj gri, Angelina gjithashtu u sigurua edhe me disa doreza blu. Vogëlushja e saj bëri të njëjtën gjë pasi të dyja kalouan ca kohë për të bërë blerje.

E gjithë kjo vjen menjëherë pasi Brad, 56 vjeç, u pa duke u larguar me shpejtësi nga rezidenca masive 24 milionë dollarë e Angelinës pas takimit dy-orësh me ish-gruan e tij.

Ylli i “Once Upon a Time in Hollywood” u pa në lagjen e Angelionës me motor e tij, por ai u sigurua të qëndronte i sigurt.

Së fundi, aktorja në një intervistë tha se u nda nga Brad për mirëqenien e familjes. /Lajmi.net/