Anëtari serb i KQZ-së thotë se votohet edhe me dokumente të MPB-së serbe
Zgjedhjet për kryetar të Graçanicës janë duke vazhduar në mënyrë të qetë dhe normale. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident, kurse sipas vëzhguesve të KDI-së dalja në orët e para ka qenë shumë e vogël.
Lajme
Anëtari i KQZ-së nga Lista Serbe, Nenad Rikallo ka thënë se në votim mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët me dokumente të vlefshme që janë lëshuar nga MPB e Kosoëvs dhe ajo e Serbisë.
KosovaPress raportoi më herët se ka parë qytetarë të komunës së Graçanicës të cilët nuk kanë mundur të votojnë sepse nuk kanë poseduar dokumente të Kosovës.
Sipas Rikallos, rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të dihen pas numërimit të të gjitha votave, atyre me kusht si dhe pas shqyrtimit të ankesave. Ndërsa Rikalo thotë se rezultatet preliminare do të dihen sonte.
Rikalo është pyetur edhe në lidhje me numrin e votuesve që janë në listë si dhe numrin aktual që jetojnë në Graçanicë e që nuk përputhen mes vete. Por Rikalo ka thënë se lista e votuesve është nxjerrë nga regjistrimi i vitit 1991 e që sipas tij ka qenë i përgjysmuar sepse në atë kohë është bojkotuar.
Votën e tij e ka hedhur edhe kandidati i Listës Serbe për kryetar të Graçanicës, Vlladeta Kostiq, i cili ka deklaruar se pret dalje masive të votuesve.
Për të parin e Graçanicës garojnë edhe Nenad Rashiq, Dragisha Miriq dhe Shaip Berisha, kandidat i LDK-së.