Anëtari i LDK-së: Rezultati në zgjedhjet e 14 shkurtit debakël, e pritshme dorëheqja e Mustafës

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë një humbje e madhe për LDK-në.

Lajme

22/02/2021 17:58

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se LDK-ja duhet të reflektojë pas këtyre zgjedhjeve, e të ndryshojë disa statute të partisë.

“Për një parti t’madhe serioze si LDK është humbje e madhe dhe nuk është dashur të presim diçka tjetër pos dorëheqje të kryetarit dhe kryesisë. Konsideroj se kryesia me aktin e dorëheqjes është dashur të vie para Këshillit. Unë konsideroj që LDK-ja pas rezultateve që zgjedhjeve të 14 shkurtit duhet të reflektojë. Duhet të mblidhet Këshilli, duhet ta zhvillojmë debatin dhe t’i bëjmë propozimet e nevojshme për ndryshimin e disa neneve në statusin e LDK-së. Sipas këtyre neneve mund të kandidojë një kandidat në qoftë se e merr besimin e 50 për qind plus 1 të delegatëve, do të thotë të 176 delegatëve. Pastaj të shpallen zgjedhjet e përgjithshme në parti”, ka thënë ai.