Andy Ruiz JR po vazhdon ndryshimin e madh me trupin e tij, para revanshit me Joshua

Andy Ruiz JR do të ketë një nga duelet më të rëndësishme të karrierës së tij në muajin dhjetor.

Sport

02/11/2019 23:35

Ruiz do të zhvillojë revanshin me Anthony Joshua, me synimin për të ruajtur titujt e fituar nga dueli i parë i ndërsjellë.

Meksikani befasoi të gjithë me triumfin e tij në duelin e parë, duke pasur parasysh edhe fizikun e tij krahasuar me atë të Joshua.

Por, para revanshit, Ruiz është i vendosur që të duket krejtësisht ndryshe, duke humbur tashmë shumë kile të tepërta nga trupi i tij, për një ndryshim drrastik.

Një progres të tillë Ruiz e kishte paralajmëruar më herët gjatë tetorit, duke thënë se synon të heq rreth 10 kilogramë.

Synimi i meksikanit është të shtohet shpejtësia tek këmbët dhe duart e tij.

Më poshtë mund të shihni një fotografi se si duket trupi i Ruiz së fundmi. /Lajmi.net/