Andres Perreria i Man Utd shumë afër Fulhamit

Andres Perreira i Manchester United pritet që shumë shpejt t’i bashkohet skuadrës së Fulhamit.

Sport

05/07/2022 23:13

Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshje tashmë është pothuajse e arritur, me disa detaje të vogla që kanë mbetur të zgjidhen.

Gjithnjë bazuar në informacionet e Romanos, “Djajtë e Kuqë” do t’i arkëtojnë  12 milionë euro, pa i llogaritur bonuset.

Lojtari nuk e gjeti asnjëherë formën tek ish-kampionët anglezë, e për rrjedhojë u huazua shpesh nëpër skuadra të ndryshme. /Lajmi.net/