Andrea Conti edhe gjashtë muaj jashtë fushave
Ky sezon ka përfunduar për mbrojtësin Andrea Conti.
Sport
Mbrojtësi i Milanit, i është nënshtruar një tjetër operacionit në gjurin e këmbës së majtë, duke bërë që të mbetet jashtë fushave edhe për gjashtë muaj.
24 vjeçari ishte rikthyer në stolin e Milanit në fitoren 3:2 ndaj Chievos, ndërsa nuk ka regjistruar paraqitjen për ‘rossonerët’ që nga muaji gusht i vitit të kaluar, ku ishte nënshtruar një tjetër operacioni për të rikuperuar ligamentin.
Lajmi për operimin e Contit, është bërë i ditur nga skuadra e Milanit.
“AC Milan njofton se sot (e enjte) Andrea Conti i është nënshtruar një tjetër operacioni për të stabilizuar gjurin e majtë në të cilin është operuar edhe më parë”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga ‘San Siro’.
“Koha e rimëkëmbjes vlerësohet të jetë nga pesë deri në gjashtë muaj”./Lajmi.net/