Andin Hoti pas bisedimeve të sotme: Presim që pala serbe të vijë me hapa konkretë për personat e zhdukur
Andin Hoti, kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për personat e zhdukur, ka dhënë detaje pas raundit të sotëm të bisedimeve Kosovë-Serbi. Ai pret që pala serbe të vijë me hapa konkretë për personat e zhdukur, “në përputhje me obligimet e marra në Deklaratën e personave të zhdukur”. Në një postim në FB-në e…
Lajme
Andin Hoti, kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për personat e zhdukur, ka dhënë detaje pas raundit të sotëm të bisedimeve Kosovë-Serbi.
Ai pret që pala serbe të vijë me hapa konkretë për personat e zhdukur, “në përputhje me obligimet e marra në Deklaratën e personave të zhdukur”.
Në një postim në FB-në e tij, Hoti shkruan:
Siç e tha edhe zv. Kryeministri i Kosovës z. Besnik Bislimi, sot u mbajt takimi i parë themelues i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, pas gati tre vitesh përpjekje e refuzimesh nga pala serbe për zbatimin e deklaratës së personave të zhdukur, e miratuar në Bruksel.
Kërkesat tona ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta qe një kohë:
– Zbatimi i plotë i Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë qasjen në arkivat e klasifikuara
– Trajtimi i kërkesës zyrtare për arkiva, drejtuar Vuçiqit, lidhur me komandën e shpërbërë të Brigadës së Motorizuar 37 të ish Ushtrisë Jugosllave
– Përshpejtimi i punës në lokacionet prioritare dhe zbatimi i zotimeve të dala nga tri takimet e Grupit Punues, në veçanti Batajnica.
– Korniza e përgjithshme e funksionimit të Grupit Punues të ndërmjetësuar nga ICRC, në përputhje me Deklaratën dhe realitetin e ri, dhe qështje të tjera.
Takimi u zhvillua nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, si kryesues i Komisionit të Përbashkët.
Ne mirëpresim takimin e radhës, me pritjen e qartë që pala serbe të vijë me hapa konkretë dhe të matshëm, në përputhje me obligimet e marra në Deklaratën e personave të zhdukur.