Andi Zeqiri pritet të zyrtarizohet te Brighton gjatë ditës së sotme
Futbollisti që shumë shpejt pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, Andi Zeqiri gjatë ditës së sotme pritet të kalojë në Premierligë.

Sport
Lajmi se ai ka arritur marrëveshje me Brightonin dhe se tashmë i ka kryer edhe testet mjekësore e ka konfirmuar babai i lojtarit Avdi Zeqiri.
“Jam në Torino, gjithçka nesër (sot) pasdite do të konfirmohet rreth transferimit të Andit në Brighton. Sot ka bërë testet mjekësore, por kanë mbetur të kompletohen të gjithë dokumentacionet dhe të nënshkruhet kontrata, për momentin gjithçka po shkon mirë për momentin, të presim nesër”, ka thënë Avdi Zeqiri, për SuperSport Kosova.
Zeqiri pati një edicion fantastik me Laussane në Zvicër, duke e ndihmuar të ngjitet në Superligë. /Lajmi.net/