Ancelotti tregon për gjendjen e Modricit: Nuk e dimë kur kthehet, shpresojmë për finalen e Copa del Rey

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid ka folur në konferencë për media edhe mbi situatën e Luka Modric, i cili është lënduar në kofshën e këmbës. Trajneri italian tregoi se Modric pritet të mungoj disa ditë, por nuk dihet ende saktë. Ai shpreson që të jetë i gatshëm në finalen e madhe të Copa del…

Sport

28/04/2023 16:24

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid ka folur në konferencë për media edhe mbi situatën e Luka Modric, i cili është lënduar në kofshën e këmbës.

Trajneri italian tregoi se Modric pritet të mungoj disa ditë, por nuk dihet ende saktë. Ai shpreson që të jetë i gatshëm në finalen e madhe të Copa del Rey, ku madrilenët luajnë ndaj Osasunas, shkruan Lajmi.net

“Luka Modric është lënduar. Ne nuk e dimë ende se sa do të jetë jashtë fushave, por ne do të presim për finalen e Copa del Rey. Ne jemi të mërzitur, shpresojmë që ai të rikthehet shpejtë”, ishte deklarata e Carlo Ancelottit.

Real Madrid finalen e Copa del Rey e zhvillon më 6 maj ndaj Osasunas, kurse vetëm pas pesë dite, luan ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale në UEFA Champions League, ndaj Manchester City./Lajmi.net/