Ancelotti sulmon Busquetsin
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përsëritur kritikat e tij për gjyqtarin Undiano Mallenco. Strategu italian vazhdon të jetë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në humbjen 4:3 nga Barcelona në Santiago Bernabeu të dielën. Për më tepër, ai kritikon mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets për incidentin kur ai shkeli në kokë mbrojtësin e…
Sport
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përsëritur kritikat e tij për gjyqtarin Undiano Mallenco.
Strategu italian vazhdon të jetë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në humbjen 4:3 nga Barcelona në Santiago Bernabeu të dielën. Për më tepër, ai kritikon mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets për incidentin kur ai shkeli në kokë mbrojtësin e Realit, Pepe, por shpëtoi pa u ndëshkuar.
“E pyes veten se qka do të kishte ndodhur nëse incidenti mes Pepes dhe Busquetsit do të ishte shkaktuar nga ana e kundërt. Real Madrid nuk do të paraqet ankesë sepse kjo nuk është mënyra se si klubi funksionon”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.
“Nuk ka kuptim të fajësojmë askënd për humbjen. Erdhi pas një serie të gjatë pa disfatë dhe ne duhet të shkojmë përpara”.