Ancelotti në Man City?
Manchester City ka identifikuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti si pasardhës të Manuel Pellegrinit, në rast të shkarkimit të kilianit në fund të sezonit.
Sport
Carlo Ancelotti është rehat në Real Madrid, mirëpo e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Premierligë.
Ish menaxheri i Chelseas është objektiv i kampionit në fuqi, Manchester City.
Manuel Pellegrini spekulohet se do të shkarkohet nga posti i menaxherit pas përfundimit të këtij sezoni, dhe në vend të tij mund të mbërrijë Ancelotti, raporton e përditshmja britanike “Daily Telegraph”.
Ancelotti është trajneri i identifikuar nga kryesia e klubit nga Etihad si zëvendësuesi ideal për kilianin.
Por, largimi i Ancelottit nga Santiago Bernabeu nuk do të jetë i lehtë, pasi ai ka kontratë me gjigantin madrilen deri në verën e vitit 2016.