Ancelotti: Kjo fitore na jep besim, ndeshja ndaj Barcelonës do jetë ndryshe

Real Madrid dje shënoi fitore të lartë ndaj Shaktar Donetsk duke fituar si mysafir me rezultat 0 - 5.

Sport

20/10/2021 08:21

Në ndeshjen e radhës, Real Madrid do përballet me Barcelonën në “Camp Nou” dhe trajneri Carlo Ancelotti është optimist, shkruan lajmi.net.

Tekniku italian pas fitores tha se ky tre pikësh na jep besim, por ndeshja ndaj Barcelonës do jetë plotësisht më ndryshe.

“Të gjithë përformuan mirë. U mbrojtëm mirë. Ishim fokusuar, e bëmë strategjinë e duhur dhe u rikthyem në mbrojtje kur ata ishin në kundërsulme”.

“Kjo fitore na jep besim, por ndeshja ndaj Barcelonës do jetë ndryshe dhe do jetë tregim tjetër”.

“Është e rëndësishëm që mbajtëm porën e paprekur. U mbrojtëm mirë. Të gjithë ia dolën mirë individualisht sepse të gjithë punuan shumë”, deklaroi ai.

Të dielën e radhës do zhvillohet “El Clasico”./Lajmi.net/