Ancelotti kërkon falje: Barca ishin më të mirë, ishte faji im, kërkoj falje nga tifozët

Carlo Ancelotti ka kërkuar falje pas ‘El Clasico’, për vendosje jo të mirë të lojtarëve.

Sport

20/03/2022 23:37

Ancelotti e ka pranuar se Barcelona ishte më e mirë, dhe iu ka kërkuar falje tifozëve duke marrë përgjegjësinë e plotë.

“Barcelona ka qenë më e mirë sesa ne. Ishte faji im, më vjen keq për tifozët, sepse ishte ‘El Clasico. Gjithçka shkoi keq”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Donim të mbanim topin më shumë me Modric në atë pozicionim të lartë, por nuk funksionoi”, shtoi italiani.

Ancelotti është ‘demoluar’ nga Xavi Hernandez në këtë ndeshje. Humbja 0:4 do t’i qëndrojë në memorie për një kohë të gjatë. /Lajmi.net/