Ancelotti: I dëshpëruar me Napolin

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, është shprehur i zhgënjyer me skuadrën e tij, pas disfatës ndaj Atalanta.

Sport

22/04/2019 22:18

Skuadra e dytë në tabelën e Serie A është mposhtur nga Atalanta me rezultatin 1:2, pak ditë pasi u eliminua nga Liga e Evropës, ku përballë kishte Arsenalin.

Aspak i kënaqur me paraqitjet e fundit të skuadrës nuk ka mbetur trajneri Ancelotti, i cili ka shprehur haptazi zhgënjimin e tij me skuadrën.

Trajneri ka insistuar se skuadra e tij mund të bëjë më mirë se kaq, duke thënë se ata kanë mungesë motivimi.

“Ne luajtëm  shumë mirë për një orë, me tempo të lartë dhe presing të mirë. Pas barazimit, shpërdoruam shumë raste dhe kishim rënie si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik” ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

Ishte Dries Mertens ai që i dha epërsinë skuadrës së Napolit në përballjen kundër Atalantas, para se Duvan Zapata dhe Mario Pasalic të përmbysnin gjithçka.

Edhe përkundër humbjes, napolitanët nuk kanë rrezikuar asgjë në renditjen tabelare, duke mbetur me gjashtë pikë më shumë sesa skuadra e Inter.

Me shumë gjasë, skuadra e Carlo Ancelottit do ta përfundojë këtë kampanjë në vendin e dytë të tabelës, pas skuadrës së Juventus. /Lajmi.net/