Ancelotti i del në mbrojtje Bale

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i ka dalë në mbrojtje anësorit të ekipit të tij, Gareth Bale.

Sport

07/05/2022 16:46

Mungesa e Bale në ndeshjen e xhiros së kaluar ndaj Espanyol, ku Reali u shpall kampion dhe ndaj Manchester City në rikthimin e madh të madrilenëve, është temë diskutimi në Spanjë.

Uellsiani nuk arriti të jetë me skuadrën në dy momente shumë të rëndësishme të ‘Mbretërve’ këtë sezon, për shkak të një lëndimi në shpinën e tij.

Shumë lajmeve kanë qarkulluar se si Bale nuk mori pjesë në ato ndeshje, por ishte Ancelotti që mbajti anën anësorit.

“Ai nuk ishte aty sepse nuk mund të lëvizte, jo sepse është i largët me skuadrën.

Të gjithë lojtarët kujdesen për Bale dhe ai kujdeset për ta, por nuk ishte aty sepse nuk mund të ishte atje”, tha Ancelotti përcjell lajmi.net.

32 vjeçari ka pasur vetëm shtatë paraqitje këtë sezon me ‘Los Blancos’, ku ka gjetur golin vetëm një herë./Lajmi.net/