Ancelotti: Fituam një ndeshje të komplikuar, goli i Benzemas ndryshoi atmosferën

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka vlerësuar si fitore të madhe këtë përmbysje ndaj PSG-së.

Sport

09/03/2022 23:42

Real Madrid u kualifikua në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, duke eliminuar PSG-në me rezultat të përgjithshëm 3:2, shkruan lajmi.net.

Tekniku italian pas ndeshjes e vlerësoi si natë mahnitëse dhe lavdëroi tifozët.

“Ne fituam një ndeshje vërtet të komplikuar. Përfituam nga presioni që ndjenim në stërvitje dhe turma na shtynte gjithnjë e më shumë. Doli një natë spektakolare dhe ne jemi shumë të lumtur”.

“Ne filluam me energjinë e duhur, por kishim vështirësi të shtypnim sepse e trajtonin topin me cilësi të madhe. Ne rrezikuam pak në mbrojtje, në një kundër- njëri fillon me Mbappe që është i rrezikshëm”.

Për reagimin pas golit të Benzemas: “Me golin e Benzemës ka ndryshuar totalisht atmosfera e stadiumit dhe ishte një shfaqje. Pa këtë mbështetje nuk do të kishim mundur dot PSG-në. Unë ndryshova Kroos sepse nuk ishte stërvitur, Rodrygo dhe Camavinga dhanë një shtysë të madhe”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Real Madrid kundërshtarin e radhës do e mësojë me 18 mars./Lajmi.net/