Ancelotti: Benzema dhe Vinicius janë duke kaluar në formë të mirë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar menjëherë pas fitores ndaj Valencias.

Sport

19/09/2021 23:43

Dy golat e vonshëm të Benzemas dhe Vinicius i sollën fitoren skuadrës së “Los Blancos”, shkruan lajmi.net.

Tekniku italian pas ndeshjes lavdëroi dyshen, derisa është ndarë i kënaqur edhe me Eden Hazard.

“Hazard luajti mirë, u kombinua mirë, ka qenë në formën e duhur. Ishte ndeshje e mirë. Në aspektin ofensivë kanë kaluar mirë”.

“Benzema dhe Vinicius janë në formën e duhur, se bashku me Hazard janë duke formuar disa kombinime të bukura”.

“Askujt nuk i pëlqen të humbasë, andaj jam ndarë shumë i kënaqur me këtë fitore”, deklaroi ai.

Real Madrid momentalisht është lider në tabelë me 13 pikë./Lajmi.net/