Ancelotti: Barcelona ishte me fat, duhet ta përsëritim të njëjtën lojë në “Camp Nou”

Barcelona e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit. “Katalunasit” triumfuan 0:1 kundër Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shprehu keqardhje për humbjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale. “Jam i lënduar sepse skuadra ka luajtur mirë. Ne u përpoqëm por na mungoi suksesi.…

Sport

02/03/2023 23:50

Barcelona e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit.

“Katalunasit” triumfuan 0:1 kundër Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shprehu keqardhje për humbjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

“Jam i lënduar sepse skuadra ka luajtur mirë. Ne u përpoqëm por na mungoi suksesi. Ata ishin shumë afër dhe ishte e vështirë. Ata janë një ekip shumë solid në mbrojtje dhe me një angazhim të madh kolektiv. Ne jemi përpjekur për jashtë por janë shumë të fortë duke u mbrojtur nga lart dhe vendosja e krosimeve nuk është gjëja më e përshtatshme për ne”, ka analizuar trajneri italian në konferencë për media, njofton Marca, transmeton lajmi.net.

Ancelotti është shprehur gjithashtu optimist për ndeshjen e kthimit.

“Barcelona nuk luajti ashtu siç donte dhe nuk bëri asgjë për të shënuar, ata ishin me fat. Ata kanë një avantazh, por kanë mbetur edhe 90 minuta dhe ne kemi besim të plotë për t’u rikthyer”.

“Duhet të përsërisim këtë lojë në Barcelonë, duhet të ruajmë intensitetin sepse nuk mendoj se mund ta përsërisin këtë qasje në Camp Nou”, ka shtuar Ancelotti.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”.

Fituesi i këtij takimi, luan në finale me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Osasunës dhe Athletic Bilbaos./Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Fitorja ndaj Real Madridit, Xavi: Jam i kënaqur me fitoren, jo me lojën