Analisti për VV-në: A i kishin leju fëmijët e tyre me u rritë në një frymë e shoqëri të tillë, s’ka ditë që nuk sulmohet ndonjë gazetar
Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Vetëvendosjen për qasjen ndaj mediave. Ai ka bërë me dije se nuk kalon asnjë ditë që një zyrtarë i lartë i partisë Albin Kutit nuk i sulmon gazetarët dhe mediat. Muharremi ka shkruar se kjo tregon se kjo parti ka nevojë urgjente për reformim. “A i kishin leju fëmijët e…

Lajme
Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Vetëvendosjen për qasjen ndaj mediave.
Ai ka bërë me dije se nuk kalon asnjë ditë që një zyrtarë i lartë i partisë Albin Kutit nuk i sulmon gazetarët dhe mediat.
Muharremi ka shkruar se kjo tregon se kjo parti ka nevojë urgjente për reformim.
“A i kishin leju fëmijët e tyre me u rritë në një frymë e shoqëri të tillë?”,pyet ai.
Postimi i plotë:
Dmth nuk kalon asnjë ditë pa i sulmu gazetarët e mediat nga kampi i LVV. Dje ishte një rast, e sot menjëherë një tjetër. Kjo parti tashmë po shihet që ka nevojë urgjente me u reformu. A ka më ulët se me i pa ish-gazetarët, tash kinse politikanë, duke i sulmu ish-kolegët e tyre? Kjo politikë e akuzave, linçimeve, përçarjeve duhet me përfundu. LVV e ka humbë rrugën me këto sjellje, por edhe argumentin dhe arsyen. Cfarë modeli janë ata me këto sjellje për gjeneratat e ardhshme? A i kishin leju fëmijët e tyre me u rritë në një frymë e shoqëri të tillë? Me të vërtetë i duhet një reflektim dhe reformim i thellë. Pushteti i tepërt na e keqësoi këtë parti. Të mbushin me negativitet, duke mos ofru asgjë thelbësore për sfidat e të tashmës dhe të së ardhmes”./Lajmi.net/