Amir Rrahmani parashikohet ta nis nga fillimi ndaj Comos
Amir Rrahmani dhe Rasmus Hojlund pritet të rikthehen në formacionin titullar të Napolit për ndeshjen e Serie A kundër ekipit të Cesc Fabregas, Comos, në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Skuadra napolitane po kërkon fitoren e pestë radhazi në shtëpi në të gjitha garat, fitore që do t’u mundësonte të marrin epërsi prej tre pikësh ndaj…
Sport
Amir Rrahmani dhe Rasmus Hojlund pritet të rikthehen në formacionin titullar të Napolit për ndeshjen e Serie A kundër ekipit të Cesc Fabregas, Comos, në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Skuadra napolitane po kërkon fitoren e pestë radhazi në shtëpi në të gjitha garat, fitore që do t’u mundësonte të marrin epërsi prej tre pikësh ndaj Romës në krye të tabelës, përpara ndeshjes së verdhekuqve kundër Milanit të dielën.
Romelu Lukaku, Mirko Contini, Alex Meret dhe Kevin De Bruyne janë të lënduar, por Matteo Politano është në dispozicion pasi pësoi një dëmtim të lehtë në xhiron e kaluar.
Sipas “Sky”, Hojlund dhe Rrahmani do të rikthehen në formacionin bazë.
Como ka udhëtuar drejt Napolit pa Sergi Roberto dhe Alberto Dossena.
Raportohet se Anastasios Douvikas është favorit ndaj Alvaro Moratës në sulm, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Maximo Perrone, i cili pritet të zgjidhet përpara Maxence Caqueret në mesfushë.
Napoli (4-3-3): Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno, Spinazzola; Anguissa, Gilmour, McTominay; Politano, Hojlund, Neres.
Como (4-2-3-1): Butez; Smolcic, Ramón, Kempf, Valle; Da Cunha, Perrone; Addai, Nico Paz, Rodríguez; Douvikas.