Amir Rrahmani i lumtur që do të luajë në Ligën e Kampionëve

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në lidhje me sezonin e tij te Napoli.

Sport

19/05/2022 23:07

Në një intervistë për ‘Radio Kiss Kiss Napoli’, Rrahmani u shpreh i kënaqur me paraqitje e tij dhe të skuadrës që kthehen në garën më të madhe për klube vitin e ardhshëm.

“Ky është viti i parë që kam luajtur kaq shumë, si me Napolin ashtu edhe me përfaqësuesen. Shënova katër gola dhe ishte një vit shumë pozitiv për mua. Por në përgjithësi sezoni i ekipit ka qenë pozitiv, sepse ne kemi rifituar zonën e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Rrahmani, përcjell lajmi.net.

Sipas tij ata mund të ishin në renditje më të lartë në tabelë, por lëndimet e shumta i penalizuan.

“Ka keqardhje që nuk e kam fituar Scudetton, por sezoni është pozitiv. Sigurisht që ka keqardhje sepse kemi mundur të jemi më lartë në renditje. Ne kemi vuajtur shkaku i disa lëndimeve gjatë muajve, por edhe disa ndeshje në të cilat mund të mblidhnim më shumë pikë”, shtoi ai.

Rrahmani ka kaluar një sezon fenomanal te Napoli, ku ka pasur 33 paraqitje në Seria A duke shënuar katër gola gjithsej./Lajmi.net/