Amerikani 6-muajsh skion mbi ujë si profesionist i vërtetë

Prindërit e djaloshit 6-muajsh që skion mbi ujë, janë kritikuar ashpër pas publikimit të videos që është bërë virale.

Fun

24/09/2020 16:37

Por, ata kanë mbrojtur vendimin e tyre me fanatizëm, duke insistuar se gjithmonë e përgatisin të birin me veshje të ndryshme mbrojtëse, në rast se diçka nuk shkon sipas planit, transmeton Telegrafi.

Casey dhe Mindi Humpherys nga Utah, nxitën reagime të ashpra, kur gjatë vikendit publikuan videon në Instagram të birit të tyre 6-muajsh Rich duke skijuar në liqenin Powell.

Gjatë një interviste dhënë për GMA, prindërit e tij kanë theksuar se janë krenar për veprimet e tyre, e në veçanti me aftësitë e të birit që nuk frikësohet të skijon mbi ujë dhe të shijoj në maksimum këto momente.