Ambasadorja Çitaku uron Antony Blinken për detyrën e sekretarit të Shtetit Amerikan

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka uruar Antony Blinken me rastin e konfirmimit nga Senati Amerikan, në detyrën e Sekretarit të ri të Shtetit.

Lajme

27/01/2021 10:12

Çitaku në një postim në Twitter shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin me administratën e re, për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kosovës.

”Urime @ABlinken mbi konfirmimin nga Senati i SHBA si Sekretari i ri i Shtetit. Në pritje të piketave të reja në marrëdhëniet speciale midis dy vendeve tona”, shkruan Çitaku.