Më tej nuk dha datë se kur saktë do të vijnë vaksinat nga Rusia, por theksoi se nga Maqedoni tashmë janë porositur 6000 doza. Ambasadori rus nënvizoi se vaksina Sputnik V është absolutisht e sigurt, efikasiteti i është mbi 90%, ndërsa është 100 përqind në parandalimin e ndërlikimeve të koronavirusit.
“Marrëveshja parasheh sigurim të 200 000 vaksinave nga vaksina Sputnik V, që është për imunizimin e 100 000 personave. Deri sot janë porositur 6 000 doza, 3 000 nga secila komponentë. Për momentin po punohet për porositjen e sasive të tjera. Pala ruse do ti plotësoj të gjitha obligimet e saja nga Marrëveshja që të siguroj vaksinat e porositura nga vendi juaj”, ka deklaruar ambasadori rus Sergej Bazdnikin.