Ambasadori Rudolph takohet me Haxhiun: U diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë
Ambasadori i Gjermanisë, Rainer Rudolph sot u prit në takim nga kryeparlamentarja, Albulena Haxhiut. Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit…
Lajme
Ambasadori i Gjermanisë, Rainer Rudolph sot u prit në takim nga kryeparlamentarja, Albulena Haxhiut.
Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Kryetarja Haxhiu priti ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Republika Federale e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti në proceset e integrimit evropian dhe në konsolidimin institucional të vendit./lajmi.net/