Çitaku për gjykimin në Hagë: Më 16 shtator vendoset edhe për mënyrën si do të shkruhet historia e Kosovës

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke thënë se më 16 shtator nuk do të vendoset vetëm për fatin e katër ish-krerëve të UÇK-së, por edhe për mënyrën se si do të trajtohet historia e…

Lajme

25/08/2026 12:28

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke thënë se më 16 shtator nuk do të vendoset vetëm për fatin e katër ish-krerëve të UÇK-së, por edhe për mënyrën se si do të trajtohet historia e Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku ka theksuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk duhet të shihen vetëm përmes përkatësive të tyre politike.

Nuk është në burg Hashim Thaçi i PDK-së. Në burg është Hashim Thaçi i UÇK-së. Hashim Thaçi i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Në fund, Çitaku ka bërë thirrje që përtej dallimeve politike të vendoset në qendër Kosova.