Ambasadori Hovenier i lumtur për vizitën e Ndihmës Sekretarit O’Brien në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier postoi fotografi krah O’Brien, ku tha se po pret me padurim që ai të angazhojë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale. “Kënaqësi të mirëpres Ndihmës…

Lajme

21/10/2024 15:36

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier postoi fotografi krah O’Brien, ku tha se po pret me padurim që ai të angazhojë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale.

“Kënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikann.

E pak minuta më parë në Qeverinë e Kosovës kanë arritur O’Brien dhe ambasadori Hovenier.

Ata kanë filluar takimin me kryeministrin Kurti./Lajmi.net/