Ambasadori gjerman bën homazhe te varri i Afrim Bunjakut: Drejtësia të vihet në vend, pa vonesa
Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph ka bërë homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në detyrë në sulmin terrorist të Banjskës tri vjet më parë. Ambasada gjermane ka përkujtuar tre vjetorin e këtij sulmi, ku kërkoi që autorët të mbahen përgjegjës dhe drejtësia të vihet në vend pa vonesa. “Sot shënohen…
Lajme
Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph ka bërë homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në detyrë në sulmin terrorist të Banjskës tri vjet më parë.
Ambasada gjermane ka përkujtuar tre vjetorin e këtij sulmi, ku kërkoi që autorët të mbahen përgjegjës dhe drejtësia të vihet në vend pa vonesa.
“Sot shënohen tre vjet nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës. Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend pa vonesa të mëtejshme”.
Edhe ambasada të tjera në vend kanë kujtuar sot sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke kërkuar po ashtu që përgjegjësit të sillen para drejtësisë nga autoritetet serbe./Lajmi.net/