Ambasadori francez Guerot: Ngërçi po e dëmton Kosovën, përdorni orët e fundit para skadimit të afatit kushtetues
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas dështimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila nuk arriti të prodhojë ndonjë vendim as në tentimin e saj të 52-të. Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Guerot ka bërë thirrje për reflektim urgjent nga spektri politik, transmeton lajmi.net “Së…

Lajme
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas dështimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila nuk arriti të prodhojë ndonjë vendim as në tentimin e saj të 52-të.
Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Guerot ka bërë thirrje për reflektim urgjent nga spektri politik, transmeton lajmi.net
“Së bashku me ambasadorë të tjerë mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Ngërçi aktual po e dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta që kanë mbetur para se të skadojë afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese nesër,” ka shkruar ai.
Postimi i Guerot vjen në kohën kur vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, me pamundësinë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon më 26 korrik. Pas këtij afati, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar çdo veprim të Kuvendit deri më 8 gusht./lajmi.net/
Together with other Ambassadors I attended today’s session of the Assembly. The current deadlock is harming #Kosovo. I encourage ==all== politicians to fully use the few hours remaining before the Constitutional Court’s deadline ends tomorrow pic.twitter.com/Go8czP2jHW
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) July 25, 2025