Ambasadori britanik zbulon listën e dëshirave për 2026 në Kosovë, njëra nga to “zbatimi i marrëveshjeve dhe paqja me Serbinë”

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hagreaves ka shprehur 10 dëshirat e tij për vitin 2026 në Kosovë. Një ndër dëshirat e shprehura ishte zbatimi i marrëveshjes ekzistuese me Serbinë. Sipas ambasadorit, Qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciative dhe për të punuar për paqe të qëndrueshme…

Lajme

05/01/2026 13:12

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hagreaves ka shprehur 10 dëshirat e tij për vitin 2026 në Kosovë.

Një ndër dëshirat e shprehura ishte zbatimi i marrëveshjes ekzistuese me Serbinë.

Sipas ambasadorit, Qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciative dhe për të punuar për paqe të qëndrueshme me shtetin serb, transmeton lajmi.net.

“Marrje e iniciativës për dialogun. Do të doja shumë të dëgjoja politikanët e Kosovës të premtojnë se do të bëjnë gjithçka që munden për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese me Serbinë. Qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativën dhe për të punuar nën lehtësimin e BE-së për të sjellë paqe të qëndrueshme me fqinjin e saj.”

Ambasadori tha se Kosova ka nevojë për sovranitet dhe siguri në territorin e saj.

“Një shtet, shumë komunitete. Kosova ka nevojë për sovranitet dhe siguri në tërë territorin e saj. Duhet të shohim drejtësi për krimet e kryera në territorin e saj në vitet e fundit, përfshirë sulmet në Banjskë dhe në “Ibër-Lepenc”. Sovraniteti i vërtetë nënkupton pëlqim: ndërtimin e një shteti të cilit duan t’i përkasin të gjitha komunitetet. Kohët e fundit vizitova dy nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. Atyre u bëra thirrje që të punojnë së bashku me Qeverinë e Kosovës për të gjetur zgjidhje praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të tyre. Kjo do të thotë ofrim të shërbimeve në mënyrë transparente, pa diskriminim dhe me respektim të identitetit, projekte që përmirësojnë jetën e përditshme, si dhe siguri që garanton komunitete të sigurta për të gjithë”./Lajmi.net/