Kush është kandidatja që mori veç 3 vota?

Xhevahire Ramadani, është kandidatja më pak e votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Për gruan që me koalicionin PAI -PDAK – LPB synoi një ulëse në Kuvend, votuan vetëm dy persona të tjerë, krahas vetes. Por, hiq më mirë nuk u ndan as tre bashkëgarues të saj nga ky koalicion, që morën vetëm nga 4…

Lajme

06/01/2026 18:03

Xhevahire Ramadani, është kandidatja më pak e votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Për gruan që me koalicionin PAI -PDAK – LPB synoi një ulëse në Kuvend, votuan vetëm dy persona të tjerë, krahas vetes.

Por, hiq më mirë nuk u ndan as tre bashkëgarues të saj nga ky koalicion, që morën vetëm nga 4 vota.

Bëhet fjalë për Sadija Hotin, Valbone Halitin dhe Ramadan Maliqin, transmeton kosovapress.

Ndërkohë, sipas rezultateve të afro 98 përqind të votave të numëruara, që I bëri të ditura Komisioni Qendror I Zgjedhjeve të martën, janë edhe të paktën 8 kandidatë nga subjekte të ndryshme që nuk kanë marrë më shumë se nga 6 vota. Dy i kanë marrë 7 vota. Ndërsa 3 me 8, e po kaq edhe me 9 vota.