Presidentja plotëson kabineti presidencial, Ali Caka emërohet këshilltar presidencial

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, së fundi ka vazhduar me formimin e kabinetit të saj presidencial. Presidentja Shiroka-Pula ka emëruar këshilltarët dhe zyrtarët e rinj që do të jenë pjesë e këtij kabineti. Në mesin e emrave të emëruar tanimë janë katër këshilltarë dhe tre zyrtarë ekzekutivë. Këshilltarët e rinj të emëruar janë: Ali Caka,…

Lajme

19/11/2026 14:52

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, së fundi ka vazhduar me formimin e kabinetit të saj presidencial.

Presidentja Shiroka-Pula ka emëruar këshilltarët dhe zyrtarët e rinj që do të jenë pjesë e këtij kabineti.

Në mesin e emrave të emëruar tanimë janë katër këshilltarë dhe tre zyrtarë ekzekutivë.

Këshilltarët e rinj të emëruar janë: Ali Caka, Laura Kryeziu, Art Berisha, Ardian Kolaj, transmeton lajmi.net.

Ndërsa në mesin e zyrtarëve ekzekutivë të emëruar janë: Nitë Krasniqi, Prishila Marku-Ramaj, e cila është nga Shkodra, dhe Lule Pashku.

Ali Caka është studiues, gjuhëtar dhe ekspert i gjuhësisë kompjuterike nga Kosova, i cili njihet në fushën e teknologjisë së informacionit të zbaruar në gjuhën shqipe.

Caka është ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe autor i monografisë “Kontribut fjalorit themelor të gjuhës shqipe” (2020) e mbi 40 punimeve shkencore, duke kontribuar në korpuset dhe mjetet përpunuese të gjuhës shqipe.

Ka udhëhequr Institutin Alb-Shkenca (Dega në Kosovë), ka shërbyer si këshilltar i kryetarit të BSPK-së dhe i Presidentes Justina Shiroka-Pula, si dhe është aktiv me shkrime publicistike.

Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës (1982 dhe magjistraturën 2008), doktoraturën në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë (2020), specializim në shkenca kompjuterike në Skoci dhe master në AUK/RIT në Prishtinë.

Emërimet e reja vijnë në kuadër të organizimit dhe plotësimit të kabinetit presidencial./Lajmi.net/