Ambasadori britanik: Politikanët kosovarë të gjejnë zgjidhje para se të skadojë afati nesër, ose hyhet në territor të panjohur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke u bërë thirrje partive politike që të gjejnë zgjidhje para skadimit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Në një postim, Hargreaves paralajmëron se nëse nuk gjendet zgjidhje deri të shtunën, Kosova rrezikon…

Lajme
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke u bërë thirrje partive politike që të gjejnë zgjidhje para skadimit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
Në një postim, Hargreaves paralajmëron se nëse nuk gjendet zgjidhje deri të shtunën, Kosova rrezikon të hyjë në një situatë të papërcaktuar, transmeton lajmi.net
“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar ambasadori britanik.
Nesër në ora 14:00 është seanca e radhës para përfundimit të afatit 30 ditorë që e kishte vendosur Kushtetuesja.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një prononcim për media pas seancës së sotshme e zbuloi që Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti, nuk i kanë 61 vota për formimin e qeverisë.
Ai tha se sapo t’i bëj 58 vota VV-ja, ai do të jetë i hapur për bashkëpunim./lajmi.net/