Ambasada gjermane i bashkohet BE-së: Të ndalen menjëherë rrënimet pranë Liqenit të Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i është bashkuar shqetësimeve të shprehura nga Bashkimi Evropian lidhur me rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit. Në një reagim publik, ambasada tha se është “thellësisht e shqetësuar për rrënimin e shtëpive në Liqenin e Ujmanit”, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore dhe sundimit të ligjit, transmeton…

Lajme

22/07/2026 14:29

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i është bashkuar shqetësimeve të shprehura nga Bashkimi Evropian lidhur me rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit.

Në një reagim publik, ambasada tha se është “thellësisht e shqetësuar për rrënimin e shtëpive në Liqenin e Ujmanit”, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore dhe sundimit të ligjit, transmeton lajmi.net.

“Sigurimi i procedurës së rregullt ligjore dhe respektimi i parimeve të sundimit të ligjit, siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës, janë thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Ambasada u bëri thirrje autoriteteve që të ndalin menjëherë veprimet e tilla dhe të gjejnë zgjidhje në përputhje me ligjin.

“Ne bëjmë thirrje për një ndalim të menjëhershëm të veprimeve të tilla dhe kërkojmë zgjidhje transparente dhe të ligjshme”, thuhet në reagim.

Reagimi i Ambasadës së Gjermanisë vjen pasi më herët edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shprehu keqardhje për rrënimin e objekteve pranë Liqenit të Ujmanit dhe kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të rrënimeve, duke ngritur shqetësime për respektimin e procedurave ligjore, të drejtave pronësore dhe sundimit të ligjit./lajmi.net/