Hani i Elezit: 22 vjeçari paraqitet vullnetarisht në stacionin e Policisë,  e dorëzon armën me gas – dyshohet se kishte gjuajtur me të në një aheng

Një 22 vjeçar me inicialet M.M nga Hani i Elezit ka dorëzuar vullnetarit një armë me gas që e kishte në posedim. Ai këtë e bëri sot. Me armën me gas, 22-vjeçari dyshohet se kishte shtënë në një aheng, transmeton lajmi.net. Policia kishte filluar hetimet mbi ahengun që kishte ndodhur me dy ditë më parë,…

Lajme

22/07/2026 15:21

Një 22 vjeçar me inicialet M.M nga Hani i Elezit ka dorëzuar vullnetarit një armë me gas që e kishte në posedim.

Ai këtë e bëri sot. Me armën me gas, 22-vjeçari dyshohet se kishte shtënë në një aheng, transmeton lajmi.net.

Policia kishte filluar hetimet mbi ahengun që kishte ndodhur me dy ditë më parë, pra me datën 20 korrik.

Arma është konfiskuar në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet janë duke vazhduar./lajmi.net/