Ambasada gjermane e uron Michael Roth për Medaljen Presidenciale: Mik i palëkundur i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani dje në Berlin ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave. Osmani tha se ai është “një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani dje në Berlin ka dekoruar Michael Roth, kryetar aktual i komisionit për punë të jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministër, me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Osmani tha se ai është “një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare” dhe se medaljen ia ndau si mirënjohjeje nga populli i Kosovës.
Për këtë ka reaguar sot edhe Ambasada gjermane në Kosovë, të cilët e uruan Roth për për nderimin me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja, Vjosa Osmani.
“Z. Roth ka dëshmuar herë pas here të jetë ekspert i rajonit dhe mik i palëkundur i Kosovës. Përkushtimi i tij ka qenë i dukshëm gjatë gjithë roleve të tij si deputet i zakonshëm, ministër shteti në Zyrën e Jashtme Federale dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagu”, thuhet në reagim.
Po ashtu nga ambasada kanë theksuar se kjo njohje pasqyron angazhimin e tij të palëkundur për nxitjen e lidhjeve të forta dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes Gjermanisë dhe Kosovës. /Lajmi.net/