Ambasada franceze: Kosova ka ende punë për të bërë sa i përket lirisë së shtypit

Organizata “Reporterët pa Kufi” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.

Lajme

19/04/2019 11:47

Lidhur me këtë renditje ka reaguar edhe ambasada e Francës në Kosovë, e cila ka thënë se ende mbetet shumë për tu bërë në lirinë e shtypit në Kosovë.

“Këtë vit, Kosova ngritët për 3 vende më lartë në raportin e fundit lidhur me lirinë e shtypit në botë të organizatës “Reporterët pa kufij” . Kosova u rendit e 90-ta në vitin 2016, 82-ta në 2017, 78-ta në 2018 dhe këtë vit është në vendin e 75-të. Përparimi i bërë është për t’u përshëndetur, por ende mbetet shumë për të bërë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se nga vendet e rajonit, Mali i Zi e ka renditjen më të ulët për lirinë e shtypit.

Ajo është renditur në vendin e 104-të. /Lajmi.net/