Ambasada e SHBA-ve: ‘Defender Europe 25’ demonostron forcën e partneritetit të SHBA-së me FSK-në dhe aleatët e NATO-s

Sot në Kosovë është mbajtur Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day), si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”. Në këtë Ditë ka marrë pjesë edhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Anu Prattipati, Komandanti i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë, Gjeneral Major Michael Wegscheider dhe Komandanti…

Lajme

03/06/2025 16:32

Sot në Kosovë është mbajtur Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day), si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”.

Në këtë Ditë ka marrë pjesë edhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Anu Prattipati, Komandanti i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë, Gjeneral Major Michael Wegscheider dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Aivoës, Gjeneral Major Stephen Osborn.

Në lidhje me këtë ka shkruar ambasada e SHBA-ve në Kosovë, të cilët kanë thënë se stërvitja demonstron forcën e partneritetit të SHBA-së me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Aleatët e NATO-s.

“Për herë të parë, Kosova po pret një seli në nivel divizioni, me 180 personel nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Pensilvanisë, që mbikëqyr katër brigada shumëkombëshe. DEFENDER 25 tregon aftësinë e Ushtrisë Amerikane për t’u vendosur dhe për të vepruar me shpejtësi përkrah Aleatëve nga Arktiku në Mesdhe dhe Detin e Zi, duke demonstruar angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s dhe fuqinë e partneritetit. Mbi 960 trupa të FSK-së po stërviten përkrah forcave amerikane dhe partnere në të gjithë Evropën, duke theksuar rolin në rritje të Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-ve. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: