Ambasada e Kosovës në Gjermani me një njoftim të rëndësishëm për të regjistruarit për votim me postë

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishme për procesin e votimit nga diaspora. Në njoftim është bërë e ditur adresa ku mund të dërgohen zarfet e mbyllura me fletëvotime, transmeton Telegrafi. “Njoftim me rëndësi! Të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë në Gjermani, zarfet e mbyllura me…

Lajme

15/01/2025 14:35

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishme për procesin e votimit nga diaspora.

Në njoftim është bërë e ditur adresa ku mund të dërgohen zarfet e mbyllura me fletëvotime, transmeton Telegrafi.

“Njoftim me rëndësi! Të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë në Gjermani, zarfet e mbyllura me fletëvotime sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dërgohen në kutinë postare të hapur në adresën si më poshtë:KQZ-ZGJEDHJET Deutsche Post Filiale 502 Toli Post und Büroshop Senefelderstraβe 49 70176 Stuttgart”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924./Lajmi.net/