Ambasada e Kosovës e konfirmon viktimën e tretë nga tragjedia në punishte në Vjenë
Ambasada e Kosovës në Austri ka bërë të ditur se, sipas konfirmimeve të fundit, edhe viktima e tretë nga katër personat që humbën jetën në një aksident tragjik është shtetas i Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin Istref Zekaj. Paraprakisht, Ambasada kishte konfirmuar vdekjen e Asllan Musliut dhe Pajtim Bajramit. “Në këto momente të…
Lajme
Ambasada e Kosovës në Austri ka bërë të ditur se, sipas konfirmimeve të fundit, edhe viktima e tretë nga katër personat që humbën jetën në një aksident tragjik është shtetas i Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin Istref Zekaj.
Paraprakisht, Ambasada kishte konfirmuar vdekjen e Asllan Musliut dhe Pajtim Bajramit.
“Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave”,thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
NJOFTIMI
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju informon se sipas konfirmimeve të fundit edhe viktima e tretë nga katër viktimat e këtij aksidenti tragjik është shtetas i Republikës së Kosovës.
Bëhet fjalë për qytetarin: Istref Zekaj
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse.
Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave.
Do të vazhdojme të ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast.