Ambasada e Italisë shkruan për takimin me Kurtin, thotë se folën edhe per zhvillimet e fundit ndonëse ZKM nuk e përmend

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini ka takuar sot kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin. Në lidhje me këtë takim, detaje ka dhënë ambasada e Italisë në Kosovë. Ata kanë thënë se në këtë takim u fol edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë. “Ambasadori Antonini u takua me Kryeministrin Albin…

Lajme

19/05/2025 16:36

Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini ka takuar sot kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.

Në lidhje me këtë takim, detaje ka dhënë ambasada e Italisë në Kosovë.

Ata kanë thënë se në këtë takim u fol edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ambasadori Antonini u takua me Kryeministrin Albin Kurti, i cili e mirëpriti atë në detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën, veçanërisht përmes KFOR-it. Ata diskutuan zhvillimet e fundit dhe mënyrat për të forcuar më tej një partneritet tashmë të shkëlqyer”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë takim, pak më parë detaje kanë dhënë edhe nga Zyra e Kryeministrit por të njëjtit nuk e përmenden se u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kuvend.

“Gjatë bisedës u nënvizua partneriteti i fortë ndërmjet dy vendeve, veçanërisht roli i rëndësishëm i Italisë në mbështetjen e paqes dhe sigurisë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR. U diskutua gjithashtu për nevojën dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në fushën e ekonomisë, sigurisë e mbrojtjes dhe shkëmbimeve kulturore. Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.