Ambasada Britanike i dhuron Policisë së Kosovës 2 automjete dhe 16 dronë me vlerë 153 mijë euro
Në kuadër të partneritetit dhe të bashkëpunimit, Ambasada Britanike në Kosovë dhuron donacion për Policinë e Kosovës, 2 automjete dhe 16 dronë me pajisje përcjellëse vlera totale e të cilit arrin 153.000,00€, njofton policia. Sipas PK-së, ky donacion do të ndihmoj njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e…
Lajme
Në kuadër të partneritetit dhe të bashkëpunimit, Ambasada Britanike në Kosovë dhuron donacion për Policinë e Kosovës, 2 automjete dhe 16 dronë me pajisje përcjellëse vlera totale e të cilit arrin 153.000,00€, njofton policia.
Sipas PK-së, ky donacion do të ndihmoj njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare Fehmi Xhata dhe përfaqësuesja nga ambasada britaneze në Kosovë Emma Huntley në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni të rëndësishëm për Policinë e Kosovës, vijon njoftimi.
“Pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm”, tha policia.