Amazon tani ofron mundësi të pakufizuar për ruajtjen e fotografive

I lansuar të martën, Prime Photos – siç edhe sugjeron emri, është një shërbim i ri i hapur për anëtarët online të Amazon, të cilëve u mundësohet të ruajnë fotografi në hapsirë të pakufizuar.

Auto & Tek

06/11/2014 13:34

Ky shërbim i lejon përdoruesit të ngarkojnë fotografi në çdo madhësi dhe rezolucion në Amazon pa pagesë. Dhe më e mira është se nuk ka kufizime në shërbim.

Shërbimi është i përshtatshëm për pajisjet iPhone dhe Android – gjithashtu punon edhe me celularët dhe tabletët e vetë Amazon, sigurisht – dhe ruajtja e të dhënave tuaja në këtë shërbim është plotësisht e sigurt, transmeton Lajmi.net.

“Në këtë kohë të vitit, shumë familje bëjnë me mijëra fotografi gjatë festimit të festave dhe tubimeve familjare”, tha Greg Greeley, zv.President i Amazon.

“Me hapsirë të pakufizuar për ruajtjen e fotografive, ne jemi duke ofruar një arsye më shumë që përdoruesit e Prime të bëjnë foto çdo ditë. Prime u mundëson anëtarëve që të kursejnë kohë dhe të shpëtojnë të holla, dhe tani me Prime Photos ata mund t’i ruajnë edhe kujtimet”, shtoi ai.

Në këtë shërbim do të jetë e mundur që të ngarkohen fotografi nga disa pajisje, duke pasur qasje të thjeshtë në to ku imazhet më pas do të mund të shiheshin edhe përmes pajisjeve të përzgjedhura TV të Samsung dhe LG.