Amazon prezanton ‘Echo’, një asistent virtual për ju (Video)

Amazon ka prezantuar një zmadhues të zërit të quajtur Echo i cili nuk është një zmadhues i thjeshtë i zërit, por ai mund të ju dëgjojë juve dhe të ju jap këshilla të ndryshme.

Auto & Tek

07/11/2014 14:33

Amazon ka lansuar një zmadhues të kontrolluar përmes zërit që aktron si një asistent virtual për shtëpi, duke e dëgjuar familjen tuaj dhe duke mësuar rreth zakoneve tuaja.

Ai ju dëgjon se çfarë thoni duke përdorur shtatë mikrofona, dhe më pas promovon informacione të tilla si lajmet, receta, shaka të ndryshme apo ju tregon motin – në varësi të asaj se çfarë i kërkoni ju atij duke e thirrur në emër, transmeton Lajmi.net.
Echo ju zgjon nga gjumi në mënyrë jo të mërzitshme
Përdoruesit duhet vetëm t’i adresohen pajisjes me emrin Echo dhe ai fillon menjëherë të dëgjojë dhe të provojë të ndihmojë.

Pajisja mundet të rregullohet edhe për alarme të zakonshme dhe për të ju kujtuar gjërat që duhet t’i bëni gjatë ditës.

Kjo pajisje po shihet me të vërtetë si një zbulim mjaft i dobishëm nga Amazon.