‘Amazon’ po shet shtëpi për 6,500 euro, mund të ndërtohen për 8 orë

Shtëpitë e vogla janë shfaqur si një zgjidhje për qiratë me çmime astronomike në qytete të mëdha.

Fun

11/07/2019 10:13

Shtëpitë më të vogla dekadente të sotme vijnë me panele diellore, muret e konvertueshme dhe freskues, transmeton lajmi.net.

‘Amazon’ po shet një studio të vogël 6.500-euroshe, që mund të ndërtohet në vetëm tetë orë, me kusht që dy njerëz të punojnë në të.

Shitësi i studios, Allwood, tha se struktura është menduar për përdorim në oborrin e shtëpisë si një zgjatje e një kuzhine kryesore, jo një vendbanim të përhershëm.

Ajo gjithashtu mund të funksionojë si një studio e jogës ose shtëpi për pishinë. ‘Amazon’ liston modelin si një “zyrë ideale ose shtëpi për mysafirë”.

Në 172 metra katror, nuk ka hapësirë të mjaftueshme për banjë ose kuzhinë, edhe pse Allwood bën modele të tjera që përfshijnë këto pajisje.

Mjeti është në dispozicion për blerje në ‘Amazon’. /Lajmi.net/